Të gjithë bullgarët e dinë se Maqedonia e Veriut duhet të jetë në BE. Të gjithë e dinë gjithashtu se të drejtat e bullgarëve atje duhet të mbrohen, tha Kryeministri Kirill Petkov për Nova TV. “Çështja është që ta heqim këtë retorikë politike dhe të punohet. Pres që Shkupi të krijojë shumë shpejt një institucion qeveritar pikërisht për të drejtat e bullgarëve”, tha Kryeministri. Ai ishte kategorik se qeveria nuk do të bëjë asgjë pa Parlamentin bullgar.
“Asgjë e fshehtë nuk do të ndodhë. Ne do ta mbrojmë plotësisht interesin bullgar, por interesi afatgjatë bullgar përkon me interesin afatgjatë të Maqedonisë së Veriut. “Kush do që fqinji të jetë i varfër, jashtë BE-së dhe me kufij të mbyllur”, pyeti Petkov. Pyetjes nëse do të hiqet vetoja, ai iu përgjigj: “Pasi e kryejmë punën tonë”.Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..