Të gjithë bullgarët e dinë se Maqedonia e Veriut duhet të jetë në BE. Të gjithë e dinë gjithashtu se të drejtat e bullgarëve atje duhet të mbrohen, tha Kryeministri Kirill Petkov për Nova TV. “Çështja është që ta heqim këtë retorikë politike dhe të punohet. Pres që Shkupi të krijojë shumë shpejt një institucion qeveritar pikërisht për të drejtat e bullgarëve”, tha Kryeministri. Ai ishte kategorik se qeveria nuk do të bëjë asgjë pa Parlamentin bullgar.
“Asgjë e fshehtë nuk do të ndodhë. Ne do ta mbrojmë plotësisht interesin bullgar, por interesi afatgjatë bullgar përkon me interesin afatgjatë të Maqedonisë së Veriut. “Kush do që fqinji të jetë i varfër, jashtë BE-së dhe me kufij të mbyllur”, pyeti Petkov. Pyetjes nëse do të hiqet vetoja, ai iu përgjigj: “Pasi e kryejmë punën tonë”.Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..