Më datën 1 maj ju shpiem në qytetin Përvomaj. Dokumenti më i vjetër historik, në të cilin përmendet vendbanimi është nga viti 1576. Sot njerëzit për të cilët ky qytet jugor bullgar është shtëpi janë pak mbi 12 mijë dhe ata kanë një shkak të dyfishtë të festojnë - Dita e Punës është një festë e qytetit dhe shënon fillimin e "Festimeve Kulturore të Majit".
Kohët e fundit qyteza si Përvomaj, u kthyen në një vend tërheqës për familjet nga qytetet e mëdha vë vend, të cilët kërkojnë qetësi dhe një hapësirë më të madhe për fëmijët e vet. Sepse nëse ka diçka pozitive, të cilën na e solli pandemia, kjo është pikërisht kjo - mundësia të punojmë ose të mësojmë në distancë.
Pikërisht në këtë mënyrë - në ajër të pastër dhe larg nga stresi në qytetin e madh, kanë kaluar këto 2 vjet për një familje nga Sofja, e cila akoma në fillim të shqetësimeve rreth Covid 19 transferohet për një periudhë të gjatë kohe në qytetin Përvomaj. Bashkë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, rrugën drejt shtëpisë së vjetër familjare e ndërmerr piktorja Maria Petkova. Andej e drejton dëshira të sigurojë një vend të parrezikshëm dhe lojëra të shumta për fëmijët, por dhe një qetësi më të madhe në zyrën e shtëpisë së burrit të saj.
“Unë kam jetuar mjaft gjatë në Sofje dhe gjatë gjithë jetës sime ka pasur momente, në të cilat i kam thënë vetes “duhet të ik, më duhet ajër”. Meqenëse në kryeqytet jeta është jashtëzakonisht e përshpejtuar, kjo patjetër që u ndikon dhe njerëzve. Dhe pavarësisht se fëmijët e mi kanë lindur në qytetin e madh, doja që ata të shijonin dhe nga tjetra - të vrapojnë lirshëm, të luajnë në oborr me qenin, të vrapojnë pas zhabave, tëshikojnë xixëllonjat në errësirë dhe derisa të errësohet të mos mendoj se ku janë dhe çfarë po bëjnë, sepse kam qetësinë e brendshme që ata janë të sigurt dhe të pa rrezikuar.”
Në Përvomaj piktorja transferon atelienë e vet dhe shkollën e fëmijëve për pikturë, së cilës ajo i kushton një vëmendje të madhe. Në qytet zbulon fëmijë të shumtë, të cilët duan të merren me art, kurse sipas Marias edukimi estetik dhe ndjenja e lirisë përmes artit duhet të fillojnë që në fëmijëri. “Atmosferën krijuese në qytetin Përvomaj e krijojmë ne vetë”-na thotë ajo:
“Unë e bëj atë, për të cilën jam e aftë, mundohem të jap më të mirën nga vetja për nxënësit e mi. Në fillim fare fillova të merrem me pikturim me pak fëmijë në qytet, por pas kësaj u mblodhën më shumë, kurse ata shfaqën interes dhe ndaj ngjarjeve të larmishme, të cilat i organizoj - punishte për prindër dhe fëmijë. Me familjen time, meqenëse fëmijët e mi dhe bashkëshorti im këndojnë këngë popullore, mundohemi të bëjmë një mjedis mini kulturor, ndaj të cilit mund të bashkohet çdo një i cili ka dëshirë. Unë besoj se kjo është një gjë shumë e dobishme, që të mund të ruhemi si njerëz. Brenda në vetvete kam një nevojë të madhe prej një mjedisi kulturor, që të ndihem e plotë vlefshme. Kurse puna me fëmijët më frymëzon jashtëzakonisht shumë.”
Mësimi dhe komunikimi online e bën të mundshëm migracionin e Marias dhe të familjes së saj nga kryeqyteti në qytetin më të vogël, por nëse teknologjitë janë të dobishme për krijimtarinë e fëmijëve? “Nëse mund të nxirret vetëm dobia nga teknologjitë kompjuterike, kjo do të ishte më e mira”- është kategorike piktorja nga pozita e përvojës së vet të pasur si pedagoge. Ndaj kësaj çështjeje duhet një qasje shumë “higjienike”. Nuk ka asnjë mënyrë për të shpëtuar nga hapësira kibernetike,bota e sotme është e rregulluar kështu që pikërisht aty të komunikojmë midis nesh, por duhet në mënyrë të vetëdijshme të synojmë të ruajmë traditat tona, të jemi afër natyrës dhe të dëgjojmë shpirtin tonë.”
Familja e Marias do të mbetet në Përvomaj dhe gjatë verës së ardhshme, por në vjeshtë mbase përsëri do të bëjnë një hap drejt Sofjes. Përsëri më tepër për fëmijët - sepse përgatitja e specializuar në gjimnaz në një farë shkalle akoma nuk është në nivelin e duhur në shumë nga vendet e vogla të populluara në Bullgari.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkivi personal, parvomai.bg, parvomay1.sonikstart.eu, arkiv
Çdo vit në prag të festës së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe letërsisë sllave - 24 maj, një delegacion bullgar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit ose kreu i shtetit priten në audiencë nga kreu i..
Casa Bulgara ose Shtëpia Bullgare zë një vend kryesor në guidat e kuzhinës në São Paulo - qyteti më i madh në Brazil me mbi 12 milionë banorë. Mëngjesorja ka gati gjysmë shekulli që ndodhet në të njëjtën adresë dhe është në pronësi të 75-vjeçares..
Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..