Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maria Petkova për rrugën drejt rrënjëve dhe lirisë në... Përvomaj

13
Foto: arkiv personal

Më datën 1 maj ju shpiem në qytetin Përvomaj. Dokumenti më i vjetër historik, në të cilin përmendet vendbanimi është nga viti 1576. Sot njerëzit  për të cilët ky qytet jugor bullgar është shtëpi janë pak mbi 12 mijë dhe ata kanë një shkak të dyfishtë të festojnë - Dita e Punës është një festë e qytetit dhe shënon fillimin e "Festimeve Kulturore të Majit".


Kohët e fundit qyteza si Përvomaj, u kthyen në një vend tërheqës për familjet nga qytetet e mëdha vë vend, të cilët kërkojnë qetësi dhe një hapësirë më të madhe për fëmijët e vet. Sepse nëse ka diçka pozitive, të cilën na e solli pandemia, kjo është pikërisht kjo - mundësia të punojmë ose të mësojmë në distancë.

Pikërisht në këtë mënyrë - në ajër të pastër dhe larg nga stresi në qytetin e madh, kanë kaluar këto 2 vjet për një familje nga Sofja, e cila akoma në fillim të shqetësimeve rreth Covid 19 transferohet për një periudhë të gjatë kohe në qytetin Përvomaj. Bashkë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, rrugën drejt shtëpisë së vjetër familjare e ndërmerr piktorja Maria Petkova. Andej e drejton dëshira të sigurojë një vend të parrezikshëm dhe lojëra të shumta për fëmijët, por dhe një qetësi më të madhe në zyrën e shtëpisë së burrit të saj.

“Unë kam jetuar mjaft gjatë në Sofje dhe gjatë gjithë jetës sime ka pasur momente, në të cilat i kam thënë vetes “duhet të ik, më duhet ajër”. Meqenëse në kryeqytet jeta është jashtëzakonisht e përshpejtuar, kjo patjetër që u ndikon dhe njerëzve. Dhe pavarësisht se fëmijët e mi kanë lindur në qytetin e madh, doja që ata të shijonin dhe nga tjetra - të vrapojnë lirshëm, të luajnë në oborr me qenin, të vrapojnë pas zhabave, tëshikojnë xixëllonjat në errësirë ​​dhe derisa të errësohet të mos mendoj se ku janë dhe çfarë po bëjnë, sepse kam qetësinë e brendshme që ata janë të sigurt dhe të pa rrezikuar.”

Në Përvomaj piktorja transferon atelienë e vet dhe shkollën e fëmijëve për pikturë, së cilës ajo i kushton një vëmendje të madhe. Në qytet zbulon fëmijë të shumtë, të cilët duan të merren me art, kurse sipas Marias edukimi estetik dhe ndjenja e lirisë  përmes artit duhet të fillojnë që në fëmijëri. “Atmosferën krijuese në qytetin Përvomaj e krijojmë ne vetë”-na thotë ajo:

“Unë e bëj atë, për të cilën jam e aftë, mundohem të jap më të mirën nga vetja për nxënësit e mi. Në fillim fare fillova të merrem me pikturim  me pak fëmijë në qytet, por pas kësaj u mblodhën më shumë, kurse ata shfaqën interes  dhe ndaj ngjarjeve të larmishme, të cilat i organizoj - punishte për prindër dhe fëmijë. Me familjen  time, meqenëse fëmijët e mi dhe bashkëshorti im këndojnë këngë popullore, mundohemi të bëjmë një mjedis mini kulturor, ndaj të cilit mund të bashkohet çdo një i cili ka dëshirë. Unë besoj se kjo është një gjë shumë e dobishme, që të mund të ruhemi si njerëz. Brenda në vetvete kam një nevojë të madhe  prej një mjedisi kulturor, që të ndihem e plotë vlefshme. Kurse puna me fëmijët më frymëzon jashtëzakonisht shumë.”

Mësimi dhe komunikimi online e bën të mundshëm migracionin e Marias dhe të familjes së saj nga kryeqyteti në qytetin më të vogël, por nëse teknologjitë janë të dobishme për krijimtarinë e fëmijëve? “Nëse mund të nxirret vetëm dobia  nga teknologjitë kompjuterike, kjo do të ishte më e mira”- është kategorike piktorja nga pozita e përvojës së vet të pasur si pedagoge. Ndaj kësaj çështjeje duhet një qasje shumë “higjienike”. Nuk ka asnjë mënyrë për të shpëtuar nga hapësira kibernetike,bota e sotme është e rregulluar kështu që pikërisht aty të komunikojmë midis nesh, por duhet në mënyrë të vetëdijshme të synojmë të ruajmë traditat tona, të jemi afër natyrës dhe të dëgjojmë shpirtin tonë.”

Familja e Marias do të mbetet në Përvomaj dhe gjatë verës së ardhshme, por në vjeshtë mbase përsëri do të bëjnë një hap drejt Sofjes. Përsëri më tepër për fëmijët - sepse përgatitja e specializuar në gjimnaz në një farë shkalle akoma nuk është në nivelin e duhur në shumë nga vendet e vogla të populluara në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkivi personal, parvomai.bg, parvomay1.sonikstart.eu, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tervell-Ljubomir Bojanov

Si Tervell-Ljubomir ndjek ëndrrat e tij më të guximshme si zbulues në Bullgari

Kurioziteti për botën përreth nesh dhe një dëshirë e pandërprerë për të ecur përpara dhe për të kuptuar se çfarë fshihet pas çdo hapi të ri dhe përparimi në shkencë - ky është filli kryesor i përparimit për një shkencëtar shumë të ri në Bullgari...

botuar më 24-07-16 7.30.PD

Prof. Asoc. Dr. Raqi Bello: Shqiptarët janë një popull tolerant dhe i vlerësojnë bullgarët

Si në shumë vende të tjera nëpër botë, edhe në Shqipëri gjuha bullgare studiohet në mënyrë akademike. Lektorati jonë është pjesë e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe prej disa..

botuar më 24-07-09 7.30.PD
Doktori Stajko Stajkov

Dr. Stajko Stajkov hodhi themelet e klimatologjisë në Bullgari

Pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878, vendi ynë filloi të zhvillohet me ritme të shpejta për të kompensuar mungesën pesëshekullore nga harta historike e botës. Të rinjtë bullgarë diplomoheshin në universitete prestigjioze evropiane dhe ktheheshin..

botuar më 24-07-05 7.10.PD