Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev diskutoi me Pedro Sanchez furnizimet e pezulluara të gazit rus

Foto: EPA/BGNES

Gjatë vizitës së tij në Spanjë, Presidenti Rumen Radev diskutoi me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez për sigurinë në Evropë, pezullimin e furnizimeve me gaz natyror rus, si dhe mundësitë për ndërtimin e kapaciteteve moderne të mbrojtjes. Duke komentuar situatën e gazit, Radev vuri në dukje se Spanja ndër vite ka vepruar në mënyrë preventive, duke marrë gaz nga Shtetet e Bashkuara, Algjeria dhe Nigeria dhe është plotësisht e pavarur.

"Gazi rus është vetëm 6 për qind, ndërsa te ne sasia është shumë më e madhe (rreth 90%), tha presidenti. Ai komentoi se në vendimet e saj qeveria duhet të udhëhiqet nga fakti që çmimi të jetë sa më i ulët, pasi një pjesë e madhe e shoqërisë bullgare ka vështirësi financiare".



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

56% e bullgarëve duan që parlamenti të zgjedhë një kabinet, qoftë edhe me çmimin e kompromiseve

56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..

botuar më 24-11-20 6.39.MD

Presidenti apeloi edhe një herë Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kushtetutë

Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..

botuar më 24-11-20 5.58.MD

Ambasadorja e Austrisë u njoh me situatën në kufirin bullgaro-turk

Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..

botuar më 24-11-20 3.44.MD