Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Vonon nxjerrja e gazit rumun në Detin e Zi

Kompania „Black Sea Oil & Gas - BSOG“ do të fillojë nxjerrjen e gazit natyror nga shelfi rumun gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022. Projekti vonon, tha Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë Mark Bijkëm, duke paralajmëruar se mungesa e legjislacionit të përshtatshëm për nxjerrjen e gazit minon investimet, transmetoi AGERPRES. BSOG është pronë e Carlyle International Energy Partners dhe e Bankës Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin. Planet fillestare ishin që nxjerrja e gazit në Detin e Zi të fillonte në nëntor 2021. Qeveria në Bukuresht premtonte shumë herë, se Ligji për burimet në det të hapur do të ndryshojë në parlament, por kjo nuk u bë, njofton agjencia. Kjo bëri që grupi “OMV Petrom” të shtyjë deri në vitin 2023 vendimin nëse të investojë në eksplorimin e pusit “Neptun Deep” në Detin e Zi.

Sllovenia është gati të dërgojë në Ukrainë sisteme kundërajrore

Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha tha se përkrah dërgimin e sistemeve të raketave C-300 në Ukrainë. Për CNN ai tha, se raketat tani janë shumë të domosdoshme për Ukrainën, por shtoi, se nuk pranon të flitet për këtë që Sllovenia i jep Ukrainës. Kryeministri njoftoi, se bisedoi me Presidentin ukrainas Vollodimir Zelenski, i cili ka thënë, se e konsideron të nevojshme që Ukraina të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO dhe vendimi të votohet në një referendum kombëtar. “Mendoj se ata morën një vendim pragmatik, sepse pasi fitojnë luftën, mendoj se NATO do të dëshirojë që ata të bashkohen. Kur ta fitojnë këtë luftë, ushtria ukrainase do të jetë një nga ushtritë më të forta, nëse jo më të forta, në kontinentin evropian”, shtoi Jansha.

Kundërshtojnë të dhënat e shpallura nga regjistrimi në Maqedoninë e Veriut

Partia kryesore opozitare në Maqedoninë e Veriut VMRO-DPMNE dyshoi në besueshmërinë e të dhënave të shpallura zyrtarisht nga regjistrimi i popullsisë. Nga partia theksojnë, se 7.2 për qind nga banorët kanë një përkatësi të paqartë etnike dhe u regjistruan zyrtarisht. Deputeti Halil Snopçe nga Aleanca e Shqiptarëve në opozitë tha se mbi 132 000 maqedonas nuk u regjistruan në terren. Ai dyshon sa të vërteta janë të dhënat edhe për 260 000 qytetarët e regjistruar si me banim jashtë shtetit. Nga organizata joqeveritare rome “Avaja” gjithashtu deklaruan, se nuk do t’i njohin të dhënat e shpallura. Organi Koordinues Kombëtar për Regjistrimin e Popullsisë Turke në Maqedoninë e Veriut dhe Partia Demokratike e Turqve në vend gjithashtu nuk e njohin metodologjinë e numërimit dhe nuk pranojnë numrat dhe përqindjet e shpallura, njoftoi Televizioni Telma.

Diplomatët ukrainas në Beograd duan që shenja “Z” të hiqet në Serbi

Ambasada e Ukrainës në Serbi u kërkoi autoriteteve të Beogradit që të heqin shkronjën “Z” nga vendet publike në kryeqytet, që për ukrainasit do të thotë vdekje dhe gjenocid për Ukrainën, njoftoi BTA. Misioni diplomatik i bëri thirrje qeverisë serbe të mbajë anën e popullit ukrainas. “Edhe një herë, ne tërheqim vëmendjen e të gjithë përfaqësuesve të autoriteteve serbe për faktin se shkronja “Z”, e cila është e shkruar në mure, makina dhe madje edhe në tankun përballë stadiumit kombëtar, për ne do të thotë “Vrani ukrainasit”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Ambasadës në Beograd. Ministri i Brendshëm serb Aleksandër Vulin shprehu “befasi nga sjellja e ambasadës ukrainase” dhe tha se nuk ka parë simbole të tilla në Serbi.

Qyteti Bursa është kryeqyteti kulturor i botës turqisht-folëse për vitin 2022

Qyteti Bursa në Turqi, i banuar nga emigrantë nga Bullgaria dhe Ballkani, u shpall solemnisht kryeqyteti kulturor i botës turqisht-folëse në vitin 2022. Iniciativa i përket Organizatës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Kulturor të Vendeve dhe Komuniteteve Turqisht-folëse TURKSOY, në të cilën hyjnë - Turqia, Kazakistani, Kirgistani, Azerbajxhani, Turkmenistani, Uzbekistani dhe komunitete nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Moldavia. Ceremonia përfshinte një shfaqje mbresëlënëse të sportistëve nga vende të ndryshme, një koncert të grupeve të vallëzimit, ekzekutime të orkestrës osmane  të frymëmarrjes “Mehter” dhe demonstrime të zakoneve dhe zanateve. Ish Kryeministri tukr Binali Jëldërëm, Kryetar i Këshillit të të Urtëve pranë TURKSOY, u bëri thirrje 300 milion turqisht-folësve në botë për unitet dhe bashkëpunim. Gjatë vitit Bursa do të jetë organizatore e Lojërave Botërore të Nomadëve, Festivalit të Filmave Turke “Korkut Ata” dhe Konkursit Muzikor “Tjurkovizija”.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: blackseaog.com, arkiv, BGNES


Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD