1552 janë rastet e reja me Covid në vend në 24 orët e fundit. Ato janë ulur me 391 krahasuar me një ditë më parë. 67.8% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 11.92% e 13.017 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve aktivë është pothuajse i pandryshuar - 191 254. Në spitale janë shtruar 188 pacientë të infektuar. 79.26% e tyre nuk janë të imunizuar. Numri total i pacientëve të shtruar në spital është 2025 veta. 233 janë në terapi intensive.
Njëzet e pesë persona me Covid të konfirmuar vdiqën gjatë 24 orëve të fundit. 22 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. 1555 njerëz u shëruan.
Të mërkurën janë dhënë 2082 vaksina. 2 048 442 persona kanë përfunduar imunizimin.Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, në zonat juglindore me..