1552 janë rastet e reja me Covid në vend në 24 orët e fundit. Ato janë ulur me 391 krahasuar me një ditë më parë. 67.8% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 11.92% e 13.017 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve aktivë është pothuajse i pandryshuar - 191 254. Në spitale janë shtruar 188 pacientë të infektuar. 79.26% e tyre nuk janë të imunizuar. Numri total i pacientëve të shtruar në spital është 2025 veta. 233 janë në terapi intensive.
Njëzet e pesë persona me Covid të konfirmuar vdiqën gjatë 24 orëve të fundit. 22 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. 1555 njerëz u shëruan.
Të mërkurën janë dhënë 2082 vaksina. 2 048 442 persona kanë përfunduar imunizimin.Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..