Qendra rajonale e shtypit e Agjencisë “Dogana” në Svilengrad njoftoi se gjatë kontrolleve rutinë të rastësishme, doganierët në pikën kufitare "Kapitan Andreevo "kanë gjetur gati shtatë kilogramë bizhuteri ari. Bizhuteritë kapin vlerën e përgjithshme prej 413 298.5 euro.
Sasia më e madhe - 5,446,1 gram ari, me vlerë 343 104 euro, u gjet gjatë kontrollit të një makine që transportonte katër shtetase moldaviane që hynë në vend më 19 mars nga Turqia. Sipas ekspertizës, produktet janë prej ari 14 dhe 21 karatësh.
Një ditë më parënë një makinë me targë bullgare u gjetën bizhuteri floriri me peshë 587,70 gram me vlerë 27034 euro.
Rasti i tretë është i datës 17 mars, kur tek shoferi i një kamion që ka udhëtuar nga Turqia për në Angli janë gjetur 938,28 gramë bizhuteri floriri me vlerë 43,160.5 euro. Për rastet në fjalë janë nisur procedura paraprake.
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..