Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punëdhënësit kanë deklaruar më shumë se 150 000 vende të lira pune për refugjatët

Ministri Daniel Lorer
Foto: BGNES

Ekonomia bullgare ka mundësinë të punësojë një numër të konsiderueshëm refugjatësh ukrainas, tha Ministri i Inovacionit dhe Rritjes Daniel Lorer pas një takimi me përfaqësuesit e punëdhënësve. Tashmë janë deklaruar më shumë se 150 000 vende pune për refugjatët. Më herët ishte thënë nga punëdhënësit se ekonomia bullgare mund të punësojë 200 mijë persona, rikujton BTA.

Njerëzit vijnë te ne jashtëzakonisht të tronditur dhe ne duhet t'i mirëpresim, t'u ofrojmë strehim dhe ushqim. Hapi tjetër për ata që vendosin të mbeten në Bullgari është që t’u sigurojmë atyre punë. Rreth 80 000 njerëz nga Ukraina kanë hyrë deri tani në vendin tonë dhe rreth gjysma prej tyre mbeten këtu, shtoi Lorer.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD