Ekonomia bullgare ka mundësinë të punësojë një numër të konsiderueshëm refugjatësh ukrainas, tha Ministri i Inovacionit dhe Rritjes Daniel Lorer pas një takimi me përfaqësuesit e punëdhënësve. Tashmë janë deklaruar më shumë se 150 000 vende pune për refugjatët. Më herët ishte thënë nga punëdhënësit se ekonomia bullgare mund të punësojë 200 mijë persona, rikujton BTA.
Njerëzit vijnë te ne jashtëzakonisht të tronditur dhe ne duhet t'i mirëpresim, t'u ofrojmë strehim dhe ushqim. Hapi tjetër për ata që vendosin të mbeten në Bullgari është që t’u sigurojmë atyre punë. Rreth 80 000 njerëz nga Ukraina kanë hyrë deri tani në vendin tonë dhe rreth gjysma prej tyre mbeten këtu, shtoi Lorer.Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..