Xhanis dhe Çarlls Majer janë ardhës nga Britania e Madhe. Para më shumë se 12 vjetësh ata blenë një pronë pushimi në fshatin Brjagovica, rajonin e qytetit Veliko Tërnovo dhe ranë në dashuri me vendin tonë përgjithmonë. Pësoi një periudhë trevjeçare në të cilën familja Majret udhëtonte vazhdimisht midis Bullgarisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe më në fund shiti gjithçka në shtëpi dhe u vendos përgjithmonë këtu. “Shtëpia jonë është shumë e bukur dhe jemi 30 minuta larg qytetit” – thotë Xhanis.
Ajo është ish infermiere, ai është ushtarak në pension
Xhaniz dhe Çarlls nuk janë të vetmit anglezë që u vendosën në këtë rajon. Qyteti Veliko Tërnovo dhe fshatrat përreth që prej kohe u afirmuan si një qendër e komunitetit të madh anglezë tek ne. Shumica e britanikëve zgjedhin të vendosen këtu për qetësinë dhe më në veçanti për jetën e lirë. “Shumë pensionistë anglezë e kanë të vështirë për të mbijetuar në vend, sepse jeta aty është jashtëzakonisht e shtrenjtë, ndërsa pensionet janë tepër më të ulëta se sa pagat. Kjo është një nga arsyet të vijmë këtu” – thotë Xhanis. Dhe thekson sesi gjatë viteve të para që kur erdhën në Brjagovica jetonin tërësisht me pensionin e të shoqit.
Derisa nuk u vinte ideja e cila do t’ua ndriçonte tërë jetën me dashuri dhe shpresë:
“Në Britaninë e Madhe kishim një qen të vogël dhe kur në fillim rregullisht udhëtonim deri në Bullgari, zbuluam, se këtu nuk ka hotele për kafshë shtëpiake, ku ta lëmë përkohësisht derisa jemi larg. Vendosëm, se ky është një biznes jo aq i përhapur në Bullgari, të cilin mund ta zhvillojmë. Këtu ka shumë bashkatdhetarë tanë me kafshë shtëpiake. Mësuam, se bullgarët zakonisht ua lënë të afërmve, por britanikët nuk e kanë këtë mundësi. Kështu vendosëm të hapim një hotel.”
Hoteli për qen dhe mace në fshat shumë shpejtë fitoi popullaritet ndër të huajit
Dhe në se në fillim bullgarët silleshin skeptik ndaj “risisë” në fjalë, shumë shpejtë ata filluan t’i besonin Xhanis dhe Çarllz dhe t’i linin kafshët shtëpiake tek ata. “Ndonjëherë kafshët qëndrojnë tek ne disa muaj dhe ne lidhemi aq shumë me ta sa më pas ndarja është e vështirë. Por në vend të tyre vijnë të ftuar të tjerë” – shpjegon Xhaniz. Dhe shton, se këtu ndihet e sigurt dhe e qetë. Krahas kësaj me bashkëshortin e saj janë me përshtypje të shkëlqyera nga shëndetësia bullgare.
Çfarë kujdese shëndetësore marrin shtetasit e huaj në Bullgari?
“Bashkëshorti im dy herë u sëmurë nga kanceri që kur u vendosëm në Bullgari dhe gjatë gjithë kohës ai ishte në duart e sistemit shëndetësor bullgar kundrejt pagimit për trajtimin e tij – tregon Xhanis. - Të dyja herë ai mori kujdes shumë të mirë dhe adekuat. Dhe megjithëse kanceri i tij ishte shumë i avancuar dhe i rrezikshëm, të dyja herë u shërua falë mjekëve bullgarë që vazhdojnë ta trajtojnë edhe tani. Edhe unë pata një operacion të vogël dhe jam jashtëzakonisht e kënaqur. Përshtypjet tona për sistemin e kujdesit shëndetësor këtu janë shumë të mira.”
Ja si Xhanis Majer e përmbledh jetën e saj në atdheun e ri
“Ne e duam Bullgarinë. Vështirë se një ditë do të vendosë të kthehem në Britaninë e Madhe. E pëlqej jetën në fshat. Ajo është e qetë, komuniteti është i bashkuar, njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin, ndihmojnë njëri-tjetrin. Kjo është një gjë e rrallë në Britaninë e Madhe. Më pëlqen natyra dhe liria. Sepse në 2 vitet e fundit të epidemisë, ne kemi shumë më tepër liri këtu sesa bashkatdhetarët tanë në Mbretërinë e Bashkuar. Djali ynë do të na bashkohet në shtator. Ai na ka vizituar shumë herë, por tani do të vijë të jetojë këtu në fshat dhe të ndihmojë në hotelin tonë. Dhe shpresoj që nipërit tanë të vijnë më shpesh. Brjagovica dhe hoteli ynë janë një vend i mrekullueshëm! Ata janë e ardhmja jonë!”, përfundon Xhanis Mejer.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..