Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Familja Majer nga Brjagovica dhe se si dashuria ndaj kafshëve shtëpiake mund ta bëjë jetën kuptimplote

Çarlls Majer
Foto: arkiv personal

Xhanis dhe Çarlls Majer janë ardhës nga Britania e Madhe. Para më shumë se 12 vjetësh ata blenë një pronë pushimi në fshatin Brjagovica, rajonin e qytetit Veliko Tërnovo dhe ranë në dashuri me vendin tonë përgjithmonë. Pësoi një periudhë trevjeçare në të cilën familja Majret udhëtonte vazhdimisht midis Bullgarisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe më në fund shiti gjithçka në shtëpi dhe u vendos përgjithmonë këtu. “Shtëpia jonë është shumë e bukur dhe jemi 30 minuta larg qytetit” – thotë Xhanis.

Ajo është ish infermiere, ai është ushtarak në pension

Xhaniz dhe Çarlls nuk janë të vetmit anglezë që u vendosën në këtë rajon. Qyteti  Veliko Tërnovo dhe fshatrat përreth që prej kohe u afirmuan si një qendër e komunitetit të madh anglezë tek ne. Shumica e britanikëve zgjedhin të vendosen këtu për qetësinë dhe më në veçanti për jetën e lirë. “Shumë pensionistë anglezë e kanë të vështirë për të mbijetuar në vend, sepse jeta aty është jashtëzakonisht e shtrenjtë, ndërsa pensionet janë tepër më të ulëta se sa pagat. Kjo është një nga arsyet të vijmë këtu” – thotë Xhanis. Dhe thekson sesi gjatë viteve të para që kur erdhën në Brjagovica jetonin tërësisht me pensionin e të shoqit.

Xhanis Majer

Derisa nuk u vinte ideja e cila do t’ua ndriçonte tërë jetën me dashuri dhe shpresë:

“Në Britaninë e Madhe kishim një qen të vogël dhe kur në fillim rregullisht udhëtonim deri në Bullgari, zbuluam, se këtu nuk ka hotele për kafshë shtëpiake, ku ta lëmë përkohësisht derisa jemi larg. Vendosëm, se ky është një biznes jo aq i përhapur në Bullgari, të cilin mund ta zhvillojmë. Këtu ka shumë bashkatdhetarë tanë me kafshë shtëpiake. Mësuam, se bullgarët zakonisht ua lënë të afërmve, por britanikët nuk e kanë këtë mundësi. Kështu vendosëm të hapim një hotel.”


Hoteli për qen dhe mace në fshat shumë shpejtë fitoi popullaritet ndër të huajit

Dhe në se në fillim bullgarët silleshin skeptik ndaj “risisë” në fjalë, shumë shpejtë ata filluan t’i besonin Xhanis dhe Çarllz dhe t’i linin kafshët shtëpiake tek ata. “Ndonjëherë kafshët qëndrojnë tek ne disa muaj dhe ne lidhemi aq shumë me ta sa më pas ndarja është e vështirë. Por në vend të tyre vijnë të ftuar të tjerë” – shpjegon Xhaniz. Dhe shton, se këtu ndihet e sigurt dhe e qetë. Krahas kësaj me bashkëshortin e saj janë me përshtypje të shkëlqyera nga shëndetësia bullgare.


Çfarë kujdese shëndetësore marrin shtetasit e huaj në Bullgari?

“Bashkëshorti im dy herë u sëmurë nga kanceri që kur u vendosëm në Bullgari dhe gjatë gjithë kohës ai ishte në duart e sistemit shëndetësor bullgar kundrejt pagimit për trajtimin e tij – tregon Xhanis. - Të dyja herë ai mori kujdes shumë të mirë dhe adekuat. Dhe megjithëse kanceri i tij ishte shumë i avancuar dhe i rrezikshëm, të dyja herë u shërua falë mjekëve bullgarë që vazhdojnë ta trajtojnë edhe tani. Edhe unë pata një operacion të vogël dhe jam jashtëzakonisht e kënaqur. Përshtypjet tona për sistemin e kujdesit shëndetësor këtu janë shumë të mira.”

Xhanis dhe Çarlls Majer

Ja si Xhanis Majer e përmbledh jetën e saj në atdheun e ri

“Ne e duam Bullgarinë. Vështirë se një ditë do të vendosë të kthehem në Britaninë e Madhe. E pëlqej jetën në fshat. Ajo është e qetë, komuniteti është i bashkuar, njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin, ndihmojnë njëri-tjetrin. Kjo është një gjë e rrallë në Britaninë e Madhe. Më pëlqen natyra dhe liria. Sepse në 2 vitet e fundit të epidemisë, ne kemi shumë më tepër liri këtu sesa bashkatdhetarët tanë në Mbretërinë e Bashkuar. Djali ynë do të na bashkohet në shtator. Ai na ka vizituar shumë herë, por tani do të vijë të jetojë këtu në fshat dhe të ndihmojë në hotelin tonë. Dhe shpresoj që nipërit tanë të vijnë më shpesh. Brjagovica dhe hoteli ynë janë një vend i mrekullueshëm! Ata janë e ardhmja jonë!”, përfundon Xhanis Mejer.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD