Tenisti bullgar Grigor Dimitrov e nisi me fitore pjesëmarrjen në turneun “Masters” në Indian Wells të SHBA-së. Bullgari 30-vjeçar mundi Jordan Thompson në dy sete. Ndeshja zgjati një orë e 41 minuta. Dimitrov e nisi garën në raundin e dytë pasi zuri vendin e liderit në pjesën e poshtme të skemës për shkak të mospjesëmarrjes së serbit Novak Gjokoviq.
Në 1/16-finalet Dimitrov do të përballet me të 33-tin në renditjen botërore Aleksandër Bublik nga Kazakistani, i cili eliminoi në dy sete Andy Murray nga Britania e Madhe.Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..