Tenisti bullgar Grigor Dimitrov e nisi me fitore pjesëmarrjen në turneun “Masters” në Indian Wells të SHBA-së. Bullgari 30-vjeçar mundi Jordan Thompson në dy sete. Ndeshja zgjati një orë e 41 minuta. Dimitrov e nisi garën në raundin e dytë pasi zuri vendin e liderit në pjesën e poshtme të skemës për shkak të mospjesëmarrjes së serbit Novak Gjokoviq.
Në 1/16-finalet Dimitrov do të përballet me të 33-tin në renditjen botërore Aleksandër Bublik nga Kazakistani, i cili eliminoi në dy sete Andy Murray nga Britania e Madhe.Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..