70 persona nisen nga Odesa me autobus për në Bullgari më 11 mars, tha për BNR Elena Vallkova nga Shoqata e Bullgarëve në Ukrainë. 100 persona të tjerë janë regjistruar dhe presin mundësinë e radhës për t'u larguar. Më shumë se 1000 njerëz janë evakuuar tashmë nga Jugu i Ukrainës. Gjendja e bullgarëve në Mariupolin e rrethuar është kritike, shtoi Vallkova. Nga 11 marsi do të hapen pikat e kontrollit në kufirin me Rumaninë, ku refugjatët ukrainas do të marrin një dokument mbrojtjeje të përkohshme. Me të, ata do të banojnë në vend ligjërisht, do të kenë të drejtën e punës, kujdesit shëndetësor, arsimimit dhe mbështetjes sociale.
Kryeministri Kirill Petkov në Versajë, ku po merr pjesë në Këshillin e Jashtëzakonshëm Evropian, i kërkoi BE-së të mbështesë financiarisht Bullgarinë dhe vendet fqinje të Ukrainës që pranojnë refugjatë.
Euroliderët kanë vendosur që BE-ja të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën, por ato nuk do të zhvillohen sipas një një procedure të përshpejtuar.Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..