70 persona nisen nga Odesa me autobus për në Bullgari më 11 mars, tha për BNR Elena Vallkova nga Shoqata e Bullgarëve në Ukrainë. 100 persona të tjerë janë regjistruar dhe presin mundësinë e radhës për t'u larguar. Më shumë se 1000 njerëz janë evakuuar tashmë nga Jugu i Ukrainës. Gjendja e bullgarëve në Mariupolin e rrethuar është kritike, shtoi Vallkova. Nga 11 marsi do të hapen pikat e kontrollit në kufirin me Rumaninë, ku refugjatët ukrainas do të marrin një dokument mbrojtjeje të përkohshme. Me të, ata do të banojnë në vend ligjërisht, do të kenë të drejtën e punës, kujdesit shëndetësor, arsimimit dhe mbështetjes sociale.
Kryeministri Kirill Petkov në Versajë, ku po merr pjesë në Këshillin e Jashtëzakonshëm Evropian, i kërkoi BE-së të mbështesë financiarisht Bullgarinë dhe vendet fqinje të Ukrainës që pranojnë refugjatë.
Euroliderët kanë vendosur që BE-ja të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën, por ato nuk do të zhvillohen sipas një një procedure të përshpejtuar.Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..