Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nevojiten procedura të përshpejtuara për të integruar refugjatët ukrainas

Foto: EPA/BGNES

Punëdhënësit mund të punësojnë qytetarë ukrainas nëse ata kanë status refugjati ose humanitar. Refugjatët mund të regjistrohen në zyrat e punës dhe të përfitojnë nga të gjitha të drejtat sociale, tha për BNR Maria Minçeva, nënkryetare e Dhomës Bullgare të Tregtisë. Ajo vuri në dukje pengesën që të huajt duhet të marrin së pari statusin e refugjatit ose atë humanitar, gjë që kërkon mbi 3 muaj. Minçeva bëri thirrje që procedura të shkurtohet.

Deri në 200 000 vende pune mund të ofrohen nga punëdhënësit bullgarë për qytetarët ukrainas, tha për BTA Dobri Mitrev, kryetar i bordit të Dhomës Bullgare të Tregtisë. Ai theksoi se ukrainasit mund të gjejnë punë në çdo një sektor dhe theksoi turizmin, inxhinierinë dhe transportin.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ambasadorja e Austrisë u njoh me situatën në kufirin bullgaro-turk

Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..

botuar më 24-11-20 3.44.MD

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD

Përpjekja e katërt e pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..

rinovuar më 24-11-20 3.14.MD