Punëdhënësit mund të punësojnë qytetarë ukrainas nëse ata kanë status refugjati ose humanitar. Refugjatët mund të regjistrohen në zyrat e punës dhe të përfitojnë nga të gjitha të drejtat sociale, tha për BNR Maria Minçeva, nënkryetare e Dhomës Bullgare të Tregtisë. Ajo vuri në dukje pengesën që të huajt duhet të marrin së pari statusin e refugjatit ose atë humanitar, gjë që kërkon mbi 3 muaj. Minçeva bëri thirrje që procedura të shkurtohet.
Deri në 200 000 vende pune mund të ofrohen nga punëdhënësit bullgarë për qytetarët ukrainas, tha për BTA Dobri Mitrev, kryetar i bordit të Dhomës Bullgare të Tregtisë. Ai theksoi se ukrainasit mund të gjejnë punë në çdo një sektor dhe theksoi turizmin, inxhinierinë dhe transportin.Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..