Erdogan: Veprimet e Rusisë janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare
Turqia e konsideron të papranueshëm operacionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës. Këtë e deklaroi Presidenti Rexhep Edogan në një takim me një delegacion të Bashkimit Ndërkombëtar të Demokratëve në Ankara. Ai e caktoi veprimet e Rusisë si “hap në kundërshtim të normave të së drejtës ndërkombëtare”, transmetoi Agjencia Anadolle. Ai u bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre në rrugën e dialogut. Në të njëjtën kohë ai theksoi, se vendi i tij përkrah luftën e Ukrainës për të mbrojtur tërësinë e vet territoriale.
Ndërkohë një anije turke u godit nga një bombë pranë brigjeve të qytetit Odesa. Këtë e njoftoi CNN Turk, duke theksuar se gjatë incidentit nuk ka të dëmtuar, ndërsa anija e vazhdoi lundrimin drejt Rumanisë.
Agresioni ushtarak rus në Ukrainë bashkoi parlamentin rumun
Të gjitha grupet parlamentare në Rumani – nga koalicioni në pushtet dhe nga opozita, dënuan agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Autoritetet në rrethin verilindor Suçava tashmë janë gati të pranojnë dhe të akomodojnë disa qindra refugjatë nga Ukraina, nëse është e nevojshme numri i vendeve mund të rritet deri në mijëra në varësi të situatës në terren, njoftoi BTA, duke iu referuar Agjencisë Axherpres. Radio Rumania njofton, se diaspora rumune në territorin e Ukrainës numëron mbi 400 000 veta, shumica prej të cilëve janë të përqendruar në krahinën historiko-gjeografike Besarabi, që shtrihet në Moldavi dhe Ukrainë.
Ministria e Jashtme në Shkup ndriçoi në ngjyrat e flamurit ukrainas
24 shkurt është një ditë e trishtuar për Ukrainën dhe një ditë e zymtë për Evropë. “Me sulmin ndaj Ukrainës, Kremlini ka shkelur edhe një herë rëndë të drejtën ndërkombëtare, me çka ka sjellë vuajtje dhe ka dëmtuar fqinjët e saj të afërt, si
dhe ka shkelur sovranitetin dhe kufijtë e Ukrainës. Njëherazi, veprimet e këtilla kanë vënë në pikëpyetje rendin e paqes në kontinentin tonë. Lufta dhe zjarri nuk janë shaka, ndërsa përdorimi i forcës dhe detyrimit nuk ka vend në shekullin e 21-të”, shkroi Ministri i Jashtëm maqedonas Bujar Osmani në Facebook, cituar nga BTA. Godina e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup ndriçoi me ngjyrat e flamurit ukrainas në shenje përkrahjeje dhe solidariteti me Ukrainën.
Greqia kërkoi masa evropiane në energjetikë për shkak të Ukrainës
Greqia kërkoi thirrjen urgjente të Këshillit të Energjisë të BE-së, njofton agjencia greke ANA-MPA. Qëllimi është të diskutohen masa për përballimin e çmimeve të larta në sektorin energjetik pas zhvillimeve në Ukrainë. Apeli i Greqisë u përkrah nga Bullgaria dhe Rumania, transmetoi BTA. Në një letër drejtuar Ministres së Tranzicionit Energjetik të Francës Barbara Pompili dhe Komisionerit të Energjetikës Kardi Simpsën, Ministri i Mjedisit dhe i Energjetikës i Greqisë Kostas Skerekas thekson, se kriza e tanishme kërkon veprime të koordinuara në nivel evropian me qellim mbrojtjen e shtetasve evropianë dhe ekonomive të shteteve anëtare.
Qiproja është e shqetësuar për turizmin për shkak të krizës Ukrainë-Rusi
Qiproja ka frikë, se kriza në thellim në marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Rusisë do të reflektojë negativisht mbi sektorin turistik të ishullit, njoftoi BGNES. Turizmi qipriot pëson humbje serioze si rezultat i pandemisë së Covid-19 që vazhdon vitin e tretë me radhë. Sektori iu shpreson shumë turistëve rusë, ndërsa tregu rus është i dyti për nga madhësia për sektorin turistik qipriot. Vetëm vitin e kaluar ishullin e vizituan gjysmë milionë turistë rusë. Parashikimet për vitin 2022 ishin edhe më inkurajuese, veçanërisht pasi fluturimet çarter do të lejohen për herë të parë që nga fillimi i pandemisë nga 1 marsi.
Përpilues: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Reuters, EPA/BGNES, arkiv
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..