Të gjithë shpresojmë se do të shmanget një luftë në shkallë të gjerë, nuk ka zgjidhje ushtarake për krizën me Ukrainën, tha presidenti Rumen Radev në Sungurlare, ku ndodhet për shkak të Ditës së Trifon Zarezanit, festës së vreshtarëve.
Për presidentin, rreziku më i madh për sigurinë bullgare është neglizhenca e problemeve në ushtri. Ai shtoi se Bullgaria është e gatshme të pranojë mbështetjen nga të gjithë aleatët e NATO-s për të plotësuar deficitet.
"Siç e dini, Bullgaria është pjesë e përpjekjes për de-përshkallëzimin, por ajo është gjithashtu pjesë e përpjekjeve për të forcuar krahun lindor të Aleancës. Bullgaria është një shtet sovran dhe një aleat dhe anëtar besnik i NATO-s. Këto janë dy parimet udhëzuese që e përcaktojnë qëndrimin tonë”, tha Radev.Komisioni Evropian vendoi të mbyllë procedurën e ndëshkimit për mospërmbushjen e detyrimeve të Bullgarisë për të rishikuar dhe përditësuar Planet e Dyta të Menaxhimit të Rrezikut të Përmbytjeve dhe Planet e treta të Menaxhimit të Baseneve Lumore. Në..
Në moshën 91-vjeçare vdiq fizikani Akad. Ivan Todorov, njoftoi qendra e shtypit e Akademisë Bullgare të Shkencave. Todorov është një shkencëtar me arritje të jashtëzakonshme dhe njohje mbarëbotërore në fushën e fizikës teorike moderne - teoria e..
Para Radios Kombëtare Bullgare, ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Bullgari, Irene Plank dhe Joël Meyer, komentuan situatën aktuale në Evropë dhe negociatat e ardhshme për Ukrainën. "Ky është një takim joformal. Ky nuk është një takim evropian...
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..