Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Garancia më e rëndësishme për sigurinë bullgare është forcimi i ushtrisë

Foto: BGNES

Të gjithë shpresojmë se do të shmanget një luftë në shkallë të gjerë, nuk ka zgjidhje ushtarake për krizën me Ukrainën, tha presidenti Rumen Radev në Sungurlare, ku ndodhet për shkak të Ditës së Trifon Zarezanit, festës së vreshtarëve.

Për presidentin, rreziku më i madh për sigurinë bullgare është neglizhenca e problemeve në ushtri. Ai shtoi se Bullgaria është e gatshme të pranojë mbështetjen nga të gjithë aleatët e NATO-s për të plotësuar deficitet.

"Siç e dini, Bullgaria është pjesë e përpjekjes për de-përshkallëzimin, por ajo është gjithashtu pjesë e përpjekjeve për të forcuar krahun lindor të Aleancës. Bullgaria është një shtet sovran dhe një aleat dhe anëtar besnik i NATO-s. Këto janë dy parimet udhëzuese që e përcaktojnë qëndrimin tonë”, tha Radev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kolegjiumi i Prokurorëve miratoi një seancë dëgjimore për kandidatin e vetëm për kryeprokuror Borisllav Sarafov

Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..

botuar më 24-11-27 12.19.MD

Deputetët mblidhen për provën e gjashtë për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor

Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..

botuar më 24-11-27 4.45.PD

Parashikimi I motit për 27 nëntorin 2024

Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..

botuar më 24-11-26 7.35.MD