Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kirill Petkov në Serbi – shenjë për kthimin e rolit drejtues të Bullgarisë në integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor

Foto: BGNES

Dy vizita ballkanike që nga fillimi i vitit bëri kryeministri bullgar. Pas vizitës në Shkup më 18 janar, më 8 shkurt, Kirill Petkov vizitoi Beogradin. Ky fokus i pushtetit të ri në Bullgari ndaj vendeve fqinje nga regjioni mund tëkonsiderohet si një shenjë që vendi ynë do të përpiqet të rifitojë rolin e tij udhëheqës në integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

“Kjo është një përpjekje e Bullgarisë për të rikthyer kredinë e saj, të cilën e kishte akumuluar gjatë Presidencës bullgare të Bashkimit Evropian në vitin 2018, të rikthehet përsëri si një partnere aktive e Bashkimit Evropian në regjion dhe të jetë  një lloj transmetuesi i mesazheve evropiane. E dini se rajoni ynë është në një gjendje mjaft të ndërlikuar për shkak të  disa pikave kritike në të dhe për këtë arsye Bullgaria ka shansin dhe mundësinë e plotë për t'u rikthyer si një lojtare serioze, së bashku me Kroacinë, Greqinë dhe Rumaninë”, tha gazetari dhe analist i politikave ballkanike, Nikollaj Krëstev, në një intervistë për BNT.

Nikollaj Krëstev

Kryeministri Petkov i bindi mikpritësit e vet  në përkrahjen bullgare për euro integrimin e Serbisë, përpara së cilës ka disa gurë pengues. “Pa dyshim që këto janë Kosova, siguria regjionale Bosnja dhe Hercegovina, duhet të merret parasysh edhe rënia e besimit në BE”, tha Krëstev.

Energjetika dhe lidhja e transportit janë dy temat e rëndësishme në agjendën e marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Serbisë.“Sa më mirë është e lidhur Bullgaria me shtetet nga Ballkani Perëndimor, kaq një element më serioz mund të jetë ajo në sigurinë regjionale dhe në gjeografi”, është kategorik analizatori. Që të ketë një stabilitet dhe pavarësi në sferën energjetike, Bullgaria dhe Serbia do të mundohen të bashkojnë vëllimet e konsumit të gazit. Në këtë mënyrë do të mund të dalin bashkë në tregjet energjetike dhe, duke blerë sasira më të mëdha, të mund të arrijnë çmime më të mira, u bë e qartë pas takimeve të zhvilluara midis delegacionit bullgar dhe mikpritësve në Beograd.

Bashkëpunimi energjetik ishte dhe tema bazë e takimit  të kryeministrit Kirill Petkov me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. “Shqyrtuam çështje ekonomike me një interes të përbashkët”, tha Vuçiç pas përfundimit të takimit. Sipas tij gazsjellësi “Rryma Ballkanike” është thelbësor për bashkëpunimin dhe zhvillimin në rajon.Ai mendon se fillimi i interkonektorit të gazit  pranë Caribrodit do të garantojë furnizimin me gaz dhe do të diversifikojë burimet e furnizimit. Të dy shënuan se përfundimi i ndërtimit të interkonektorëve midis Bullgarisë  dhe Greqisë dhe midis Bullgarisë dhe Serbisë do të kontribuojë për një stabilitet më të madh energjetik në rajon.

Kur flasim për politikë bullgare sa i përket Serbisë, në plan të parë dalin dhe problemet e pakicës bullgare aty, që është e përqendruar në një zonë relativisht të prapambetur ekonomike të fqinjës sonë perëndimore, në afërsi me kufirin bullgaro-serb. Pas një bisede të dy kryeministrave u bë e qartë se do të mbajnë një kontakt të drejtpërdrejtë mbi problemet e bullgarëve në Serbi. Nëse do të jetë e mjaftueshme kjo lidhje telefonike e drejtpërdrejtë?

Nikollaj Koev

“Është mirë  se bisedohet për pakicën tonë kombëtare - vuri në dukje në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Nikollaj Koev, një korrespondent shumëvjeçar i BTA-së në Beograd. Sipas fjalëve të tij, politika  kundrejt bashkatdhetarëve tanë aty është pulsuese, me periudha të një përparimi dhe të një prapambetjeje: Por, si tërësi ky skaj i Serbisë, i populluar me bullgarë etnikë, është mjaft i neglizhuar në plan ekonomik dhe shoqëror. Problemi demografik po kështu është mjaft i rëndë, por këtu faji është jo vetëm i palës serbe, e cila kohë më parë  e degradonte këtë zonë. Kohët e fundit ka një farë shfaqjesh të një përparimi, të një politike më realiste dhe të dobishme për bullgarët aty. Por mungon një politikë qëllimore për mbrojtjen e të drejtave të bullgarëve aty, për koordinimin e këtyre veprimeve me palën serbe, e cila, në interes të së vërtetës, është e gatshme të ndikojë në jetën e pakicave”.

Përpiloi: Elena Karkallanova /në bazë të intervistave të Diana Jankullovës, BNR-“Horizont” dhe Joana Levieva-Sojer-BNT/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD