Nxënësja e klasës së pestë nga shkolla bullgare e fundjavës “Shenjtorët Kirill dhe Metodij ”në Barcelonë Joana Ternjanova i bindi shokët e saj të klasësnë shkollën katalanase që të botojnë së bashku një libër me tregime të shkurtra. Ideja është që libri të shitet dhe paratë e mbledhura të përdoren për bamirësi për shkollën e fëmijëve. Gjysma e veprave në librin prej 30 faqesh janë në katalanisht, gjysma tjetër - në spanjisht. Gjashtë nga tregimet në të janë vepër e vetë Joanës.
Pazaret bamirëse të organizuara nga fëmijët vazhdojnë gjatë gjithë vitit, por për shkak të kufizimeve kundër epidemisë, ato janë të vështira për t'u mbajtur. Deri në vitin 2019 me një pjesë të të ardhurave nga shitja e ushqimeve të ndryshme, libra të vjetër apo kalendarë me vizatimet e tyre, nxënësit mbulonin udhëtimet e tyre në vende të ndryshme të Spanjës, të cilat organizoheshin në fillim të pushimeve verore.
Përveç si shkrimtare Joana bën përshtypje edhe me aftësitë e saj muzikore, ajo i bie pianos, këndon dhe pikturon.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..