Një projekt i përbashkët i BNT dhe UNESKO-s do të promovojë trashëgiminë kulturore bullgare në 5 gjuhë. Qyteti Nesebër do të promovohet fillimisht përmes një filmi nga fushata globale "50 të tjerat: Trashëgimia botërore si një burim qëndrueshmërie, humaniteti dhe inovacionesh". Filmi i televizionit publik do të bëhet me skenar dhe regji të udhëtarit Kitin Munoz. Do të ketë përkthim në spanjisht, frëngjisht, anglisht dhe arabisht dhe do të shpërndahet përmes kanaleve të komunikimit të UNESKO-s.Qyteti i vjetër i Nesebërit është trashëgimtar i qytetërimeve të lashta, ndërsa që prej 39 vitesh monumentet kulturore të qytetit u përfshinë në listën e UNESKO-s për trashëgimi kulturore botërore.
Seria e filmave do të prezantojë 17 objekte të trashëgimisë materiale dhe jomateriale bullgare, të përfshira në listën e UNESKO-s.Sivjet sezoni i skive në Bullgari filloi më herët se zakonisht falë bora e rënë. Në Bansko sezoni u hap në ditët e para të dhjetorit, dhe fillimi zyrtar u vu një javë më vonë. Edhe zonat e tjera të skijimit po punojnë me kapacitet të plotë.Pavarësisht..
Ku do të na çojë viti i ri? “The New York Times” na ndihmon të nisim udhëtimet tona me propozime nga lista vjetore e 52 vendeve më të mira për t'u vizituar në 2025. Ndër to, Bullgaria shquhet si një destinacion tërheqës që përqendron vëmendjen e..
Përderisa Bullgaria po përjeton krizën e radhës politike, ndjenja e të qenit të humbur po thellohet, dhe ndarja dhe pakënaqësia në shoqëri mbizotërojnë, ka një sektor që arriti të thyejë këtë kontekst të errët - turizmi . Në vitin 2024, vendi ynë..