Një projekt i përbashkët i BNT dhe UNESKO-s do të promovojë trashëgiminë kulturore bullgare në 5 gjuhë. Qyteti Nesebër do të promovohet fillimisht përmes një filmi nga fushata globale "50 të tjerat: Trashëgimia botërore si një burim qëndrueshmërie, humaniteti dhe inovacionesh". Filmi i televizionit publik do të bëhet me skenar dhe regji të udhëtarit Kitin Munoz. Do të ketë përkthim në spanjisht, frëngjisht, anglisht dhe arabisht dhe do të shpërndahet përmes kanaleve të komunikimit të UNESKO-s.Qyteti i vjetër i Nesebërit është trashëgimtar i qytetërimeve të lashta, ndërsa që prej 39 vitesh monumentet kulturore të qytetit u përfshinë në listën e UNESKO-s për trashëgimi kulturore botërore.
Seria e filmave do të prezantojë 17 objekte të trashëgimisë materiale dhe jomateriale bullgare, të përfshira në listën e UNESKO-s.Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..