Audienca shumëgjuhëshe e Radio Bullgarisë është shumë mirë e informuar për traditat dhe kulturën e vendit tonë, gjë që i detyrohet në një shkallë të madhe informacionit të detajuar që ju prezantojmë çdo ditë në 10 gjuhë përmes teksteve, podkasteve dhe fotove nga Bullgaria. Këtë e dëshmojnë edhe rezultatet e sondazhit tonë të radhës, i cili u prit me shumë interes nga audienca jonë e madhe.
Ne ju pyetëm: "Çfarë është survaçka?" Konstatuam me një kënaqësi të madhe se 80% e përdoruesve tanë online e kanë treguar përgjigjen e saktë, e pikërisht se “survaçka” është atributi tradicional për urimet e Vitit të Ri. Janë ngatërruar vetëm vizitorët e faqes shqipe dhe asaj serbe. Disa prej tyre kanë vënë re se survaçka është shkop magjik, disa të tjerë – se ajo është pjesë e dekorimeve tona folklorike për Krishtlindjet.
Çfarë është survaçka?
“Survakane” është një nga zakonet më të dashura bullgare të Vitit të Ri. Atributi kryesor është pikërisht “survaçka” – shkop thane, i zbukuruar me fije shumëngjyrëshe të përdredhura, kokoshka, fruta të thata dhe monedha. Edhe sot e kësaj dite në orët e para të Vitit të Ri bullgarët, zakonisht fëmijët, i trokasin me të ashtuquajturin “survaçka” anëtarët e familjes duke i uruar shëndet dhe mbarësi. Ja një prej urimeve më të përdorura:
“Surva, surva, një vit i gëzuar,
të mbjella të bollshme në fusha,
një mollë e kuqe në kopsht,
një misër e verdhë,
një kokërr rrushi të madh në vresht,
një qese plotë me para...
Jetë e gjatë deri mot, deri në motmot!”
Tradicionalisht, në orët e para të vitit të ri survakarët shkojnë nëpër fshat dhe i trokasin me survaçkën fqinjët dhe të afërmit.Nikoqirët u japin para ose karamele. Më shumë për këtë traditë të bukur bullgare plot simbolikë mund të mësoni nga publikimet e Radio Bullgarisë: “Viti i Ri, Fat i Ri” dhe Survaçka – shkopi magjik i bullgarëve.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “U përmbys mali” nga Deep Zone Project. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:46 - Lajme 16:33 - Kënga e ditës
Të dashur miq, sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë në gjuhën shqipe. Si zakonisht programi ynë do të mbarojë me muzikë të bukur bullgare. Ju urojmë minuta të këndshme, duke ju..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Përgjithmonë” nga Joe Lynn Turner dhe Maria Ilieva. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:27 - Lajme 09:48 - Kënga e ditës..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do t’ju njohim me fomarcionin “Svetogllas” që..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Nata e Shenjtë” nga Kori i Fëmijëve të..