Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë është survaçka dhe çfarë dinë të huajt për këtë atribut tipik bullgar?

Foto: BGNES

Audienca shumëgjuhëshe e Radio Bullgarisë është shumë mirë e informuar për traditat dhe kulturën e vendit tonë, gjë që i detyrohet në një shkallë të madhe informacionit të detajuar që ju prezantojmë çdo ditë në 10 gjuhë përmes teksteve, podkasteve dhe fotove nga Bullgaria. Këtë e dëshmojnë edhe rezultatet e sondazhit tonë të radhës, i cili u prit me shumë interes nga audienca jonë e madhe.

Ne ju pyetëm: "Çfarë është survaçka?" Konstatuam me një kënaqësi të madhe se 80% e përdoruesve tanë online e kanë treguar përgjigjen e saktë, e pikërisht se “survaçka” është atributi tradicional për urimet e Vitit të Ri. Janë ngatërruar vetëm vizitorët e faqes shqipe dhe asaj serbe. Disa prej tyre kanë vënë re se survaçka është shkop magjik, disa të tjerë – se ajo është pjesë e dekorimeve tona folklorike për Krishtlindjet.

Çfarë është survaçka?

“Survakane” është një nga zakonet më të dashura bullgare të Vitit të Ri. Atributi kryesor është pikërisht “survaçka” – shkop thane, i zbukuruar me fije shumëngjyrëshe të përdredhura, kokoshka, fruta të thata dhe monedha. Edhe sot e kësaj dite në orët e para të Vitit të Ri bullgarët, zakonisht fëmijët, i trokasin me të ashtuquajturin “survaçka” anëtarët e familjes duke i uruar shëndet dhe mbarësi. Ja një prej urimeve më të përdorura:

“Surva, surva, një vit i gëzuar,

të mbjella të bollshme në fusha,

një mollë e kuqe në kopsht,

një misër e verdhë,

një kokërr rrushi të madh në vresht,

një qese plotë me para...

Jetë e gjatë deri mot, deri në motmot!”

Tradicionalisht, në orët e para të vitit të ri survakarët shkojnë nëpër fshat dhe i trokasin me survaçkën fqinjët dhe të afërmit.Nikoqirët u japin para ose karamele. Më shumë për këtë traditë të bukur bullgare plot simbolikë mund të mësoni nga publikimet e Radio Bullgarisë: Viti i Ri, Fat i Ri dhe Survaçka – shkopi magjik i bullgarëve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 8 nëntor 2024

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 8 nëntor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën “Hodhi një shikim Radka” në interpretim të këngëtares së madhe folklorike Kiçka Savova. Shkasi..

botuar më 24-11-08 3.00.MD

Bullgaria sot – 7 nëntor 2024

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Shoqëri do t’ju flasim për Antarktidën - motorin e ndryshimeve klimatike. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni kompozimin origjinal “Dita dhe Paqja” nga Angell..

botuar më 24-11-07 3.00.MD

Bullgaria sot – 6 nëntor 2024

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kulturë do t’ju tregojmë për Ditët e Kulturës Bullgare në Tiranë. Në rubrikën Kënga e ditës do t’ju njohim me Iskrena Jordanovën - një muzikante e shquar që ia kushtoi..

botuar më 24-11-06 3.00.MD