Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidentja Ilijana Jotova: Po pres që Bullgaria të ndalojë “yes politikën”

Nënpresidentja Jotova
Foto: Ani Petrova

Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Nënpresidentja Ilijana Jotova deklaroi pritjen e saj që Bullgaria ta ndalojë të ashtuquajturën “yes politikë” për të qenë më aktive dhe për ta pasur vendin e saj në zgjidhjen e krizave në Evropë.

“Le të marrim pjesë aty ku e dimë se kemi përvojën e domosdoshme, atje, ku zgjidhja e problemeve varet nga ne, madje për shkak të vendndodhjes sonë gjeografike, që të zgjidhen edhe konfliktet ndërkombëtare, që të stabilizohet BE-ja, të shmangen përplasjet gjeopolitike në këtë pjesë të Evropës”, theksoi Jotova.
Ju rikujtojmë se më 19.01., ajo dhe Presidenti Rumen Radev u betuan për mandatin e tyre të dytë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD