Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 12 janarin

Reshjet e borës ndalojnë, por i ftohti do të intensifikohet

Foto: Bozhidar Çollakov

Gjatë natës vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në zonat jugore dhe malore do të vijojë të bjerë borë. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2 gradë, në Sofje deri në minus 7.

Të mërkurën do të ndalen reshjet. Vranësira në shumë vende do të çahet deri në diell. Mbi Rrafshinën e Danubit, në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore dhe në rajonet ekstreme juglindore do të mbeten vranësira të konsiderueshme. Aty vende-vende do të bjerë borë. Do të jetë ftohtë me temperatura maksimale ndërmjet minus 3 dhe 2  gradë, në Sofje - rreth minus 2.

Në male nga mesdita do të bjerë borë. Në kreshtat do të fryjë erë e fortë verilindore. Do të formohen grumbuj dëbore në qafët e malit Stara Pllanina. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë minus 4 gradë, në 2000 m deri në minus 7.

Të enjten reshjet do të pushojnë, por i ftohti do të vazhdojë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Katedralja e Patrikanës “Shën Aleksandër Nevski” feston 100 vjet nga themelimi

Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..

botuar më 24-11-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për 22 nëntorin

Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..

botuar më 24-11-21 7.40.MD

Mungesa e energjisë elektrike pritet në fillim të vitit të ardhshëm

Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..

botuar më 24-11-21 6.31.MD