2021 ishte një vit i vështirë, por Bullgaria ia doli të përballojë sfidat… Kështu e komentoi Nënpresidentja Ilijana Jotova në një intervistë për Radio Bullgarinë vitin e kaluar, të mbushur me tensione në shëndetësi, ekonomi dhe politikën e brendshme.
“Në janar, kur me Presidentin Rumen Radev shpallëm synimin tonë për të kandiduar për një mandat të dytë, askush nuk priste një vit të mbushur me kaq shumë rreziqe dhe pasiguri, kaq shumë zgjedhje. Por mendoj se ia dolëm”, tha Nënpresidentja para Elena Karkallanovës nga Radio Bullgaria. - Ne nuk e mbyllëm vendin, gjë që është shumë e rëndësishme - një tjetër bllokim i plotë Bullgaria vështirë se mund të mbijetonte. Dhe, Zoti na ruajt, le të mos kthehemi në ata muaj të errët të 2020-ës, kur vërtet kishim ndjesinë se apokalipsi kishte ardhur në tokë.”
Duke përmbledhur, Ilijana Jotova theksoi: “Këtë vit vendi tregoi diçka shumë të mirë - kur ka energji dhe kur Bullgaria është vërtet zgjuar, ne mund të bëjmë mrekulli.”
Në Sofje u prezantua libri i ri "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset shoqërore-politike dhe pasojat demografike (1913-2024)". Studimi i doc. Spas Tashev, demograf në Akademinë Bullgare të Shkencave, është botuar me mbështetjen e..
Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Është folur për një flluskë çmimesh, e cila filloi të fryhej seriozisht që në periudhën e pandemisë, por pritshmëritë për shpërthimin e saj nuk u..
Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në zhvillimin demografik dhe shpërndarjen territoriale të bashkatdhetarëve tanë në këto troje - kjo..