2004 janë të sapoinfektuarit me koronavirus në vend gjatë 24 orëve të fundit, ose 45 raste më shumë se të martën. 81% e të infektuarve rishtazi nuk janë vaksinuar. 7% e 28 810 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Të sëmurët aktivë janë 95 813. 453 janë pacientët e sapopranuar në spitale, 83% e tyre nuk janë vaksinuar. Gjithsej 4961 janë pacientët e shtruar në spital. 587 persona janë në terapi intensive.
76 persona me Covid të konfirmuar kanë vdekur në 24 orët e fundit. 67 prej tyre nuk janë vaksinuar. Viktimat e infeksionit po i afrohen shifrës 30 mijë dhe tashmë janë 29 764. Të kuruarit në harkun e shënuar kohor janë 1950 veta.
Të martën janë dhënë 17 185 vaksina. 1 850 725 persona kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit.Në “Asics Arena” në Sofje do të mbahet sot turneu “Ti je fituesi”. Ngjarja mbahet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe është për një qëllim bamirësie - në mbështetje të "fëmijëve diellorë". Qëllimi është që shuma e mbledhur nga tarifat e..
Paraditen e së shtunës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende kryesisht në Rrafshin e Danubit. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri..
Tre shtetas bullgarë u shpallën fajtorë për spiunim për Rusinë në Mbretërinë e Bashkuar, njofton BGNES. 33-vjeçarja Katrin Ivanova, 30-vjeçarja Vanja Gaberova dhe 39-vjeçari Tihomir Ivançev ishin pjesë e një grupi spiunësh të udhëzuar nga austriaku..
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit...
Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi..
Shkalla e lindjeve në BE ra me 5.4% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Kjo është rënia më e madhe vjetore që nga viti 1961 e deri më sot. Bullgaria..