2004 janë të sapoinfektuarit me koronavirus në vend gjatë 24 orëve të fundit, ose 45 raste më shumë se të martën. 81% e të infektuarve rishtazi nuk janë vaksinuar. 7% e 28 810 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Të sëmurët aktivë janë 95 813. 453 janë pacientët e sapopranuar në spitale, 83% e tyre nuk janë vaksinuar. Gjithsej 4961 janë pacientët e shtruar në spital. 587 persona janë në terapi intensive.
76 persona me Covid të konfirmuar kanë vdekur në 24 orët e fundit. 67 prej tyre nuk janë vaksinuar. Viktimat e infeksionit po i afrohen shifrës 30 mijë dhe tashmë janë 29 764. Të kuruarit në harkun e shënuar kohor janë 1950 veta.
Të martën janë dhënë 17 185 vaksina. 1 850 725 persona kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit.Në një konferencë të jashtëzakonshme në Këshillin e Ministrave, zëvendëskryeministri dhe ministër i inovacionit dhe rritjes Tomisllav Donçev njoftoi se javën e ardhshme qeveria do të njoftojë se cilët nga projektet në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes..
Para fillimit të Samitit të jashtëzakonshëm të BE-së, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se Bullgaria do të propozojë që fondet e pashpenzuara dhe të paabsorbuara nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, të shfrytëzohen për mbrojtje..
50 ditë pas betimit, qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov gëzon një vlerësim besimi prej 27%. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues i Agjencisë “Market Links”, i porositur nga bTV. Mosbesimi në kabinet u rrit nga 42% në 46% krahasuar me muajin..
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit...
Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi..
Shkalla e lindjeve në BE ra me 5.4% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Kjo është rënia më e madhe vjetore që nga viti 1961 e deri më sot. Bullgaria..