Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

76 persona vdiqën nga Covid gjatë 24 orëve të fundit

Foto: arkiv

2004 janë të sapoinfektuarit me koronavirus në vend gjatë 24 orëve të fundit, ose 45 raste më shumë se të martën. 81% e të infektuarve rishtazi nuk janë vaksinuar. 7% e 28 810 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Të sëmurët aktivë janë 95 813. 453 janë pacientët e sapopranuar në spitale, 83% e tyre nuk janë vaksinuar. Gjithsej 4961 janë pacientët e shtruar në spital. 587 persona janë në terapi intensive.

76 persona me Covid të konfirmuar kanë vdekur në 24 orët e fundit. 67 prej tyre nuk janë vaksinuar. Viktimat e infeksionit po i afrohen shifrës 30 mijë dhe tashmë janë 29 764. Të kuruarit në harkun e shënuar kohor janë 1950 veta.

Të martën janë dhënë 17 185 vaksina. 1 850 725 persona kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Atanas Zaprjanov

Ministri i mbrojtjes pret garanci të qëndrueshme për paqen afatgjatë në Ukrainë

Nuk ka asnjë emergjencë apo kërcënim për sigurinë kombëtare, por ka shumë ndryshime dinamike në mjedisin e sigurisë ndërkombëtare, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov për Televizionin Nova. Kështu ai iu përgjigj pyetjes se përse u mblodh..

botuar më 25-03-05 10.16.PD

Kryeministri deklaroi se Bullgaria nuk mund të përballojë të zgjedhë mes BE-së dhe SHBA-së

Një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme mund të arrihet përmes sigurisë për Ukrainën dhe BE-në. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave. Tema e takimit ishte..

botuar më 25-03-05 9.52.PD

Parashikimi i motit për 5 marsin 2025

Paraditen e së mërkurës do të ketë vranësira me shtresa të ulëta ose vende-vende mjegull në fusha, lugina dhe rreth pellgjeve. Temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me..

botuar më 25-03-04 7.35.MD