Deputetët e rinj nisin zyrtarisht punën sot, më 3 dhjetor. Mes 240 deputetëve në Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor, bien në sy shumë persona të rinj që kanë pak ose aspak përvojë parlamentare. Biografitë e tyre profesionale dëshmojnë për përvojën e tyre si juristë, ekonomistë, specialistë IT, ekspertë të kriptomonedhave etj. A do të jetë në favor të tyre apo jo mungesa e rutinës në menaxhimin e proceseve në vend?
"Edhe pse jo menjëherë, prania e tyre në politikën bullgare do të ketë një efekt pozitiv," mendon politologu Antoni Gerasimov. Është e rëndësishme që ata të bëjnë një vlerësim realist nëse do të jenë në gjendje të përballen me situatën:
“Do të jetë e vështirë, sepse përplasja me realitetin politik brenda mund të quhet shok kulturor”, është i bindur Gerasimov. - Një gjë është të shikosh parlamentin para ekranit dhe krejt tjetër të jesh atje. Megjithatë, besoj se ekipet e këtyre njerëzve do të jenë në gjendje t'i përgatisin. Asnjë politikan serioz nuk pret që mund të zgjidhë problemet i vetëm, prandaj është e rëndësishme se cilët ekspertë do të zgjedhë si bashkëpunëtorë.
Shfaqjen e fytyrave të reja, politologu e përkufizon si një frymëmarrje të freskët dhe një shtysë për të ndryshuar modelin aktual dhe perceptimin e bullgarëve se “të gjithë politikanët janë maskara”.
Parlamenti i ri do të përbëhet nga përfaqësues të shtatë forcave politike. Sipas presidentit Rumen Radev, ka dy detyra urgjente për deputetët - emërimi i qeverisë në bazë të shumicës së qëndrueshme parlamentare dhe miratimi i buxhetit të vendit për vitin 2022. Antoni Gerasimov është i bindur se do të bëhen prova për formimin e qeverisë së re, por ka disa rezerva.
“Nuk mendoj se mund të krijohet një strukturë drejtuese që do të zgjasë 4 vjet. Alternativa, nëse nuk krijohet një qeveri, garanton thellimin e krizave në të cilat po ndodhemi. Sigurisht, njerëzit do të jenë edhe më të demotivuar për të votuar. Kjo do të jetë në dëm të demokracisë. Por nga ana tjetër, mënyra në të cilën po zhvillohen negociatat në momentin e tanishëm mund të jetë një nxitje për mbështetje më serioze për partinë që i ka nisur ato”.
Dëshira për të kontribuar në kthimin e besimit të shoqërisë në Kuvendin Popullor e bën Antoni Gerasimov të përfshihet në krijimin e një platforme interneti që ndihmon qytetarët të ndjekin sjelljen në sallën plenare të deputetëve të zgjedhur nga ata dhe politikat partiake.
“Në përgjithësi mosbesimi ndaj institucioneve nuk i detyrohet strukturës së tyre, por njerëzve që janë pjesë e tyre. Ky mosbesim, nga njëra anë, është për shkak të mungesës së informacionit të mjaftueshëm në dispozicion të shoqërisë për punën e Kuvendit Popullor. Një faktor tjetër i mosbesimit është pamundësia e mediave për të paraqitur para shoqërisë gjithçka që ndodh në korridoret e pushtetit”.
Qytetarët nuk kanë nevojë të regjistrohen për të përdorur platformën. Një pjesë e saj përbën një përmbledhje të detajuar të punës së organit legjislativ në vendin tonë në periudhën nga viti 2001 e deri më sot. Është paraqitur gjithashtu një arkiv i stenogrameve të mbledhjeve dhe votimeve të projektligjeve të veçanta. Ai do të vazhdojë të plotësohet edhe me aktivitetet e Legjislaturës së 47-të të Kuvendit Popullor.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..