Ministrat e Jashtëm të 57 shteteve pjesëmarrëse në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë /OSBE/, ndër të cilët Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë Svetllan Stoev, diskutuan mbi mundësitë për zgjidhjen e konflikteve dhe zbatimin e konceptit gjithëpërfshirës të sigurisë në tri drejtimet e veprimtarisë së OSBE-së.
Duke iu drejtuar homologëve të tij, Ministri i Jashtëm bullgar theksoi se konfliktet e pazgjidhura në rajonin e OSBE-së janë një sfidë serioze për sigurinë evropiane dhe një kërcënim për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal. Sipas Ministrit Stoev, zgjidhja e tyre duhet të bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe në parimet e integritetit territorial, pavarësisë dhe sovranitetit të shteteve, në kuadër të formateve të përcaktuara negociuese. Si kusht i rëndësishëm për këtë, Stoev theksoi vullnetin politik dhe gatishmërinë për kompromis, sepse mjetet janë në dispozicion, por duhet punuar për të pasur besim dhe për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme të konflikteve të vazhdueshme.
Ministri Stoev gjithashtu theksoi se në rajonin e Ballkanit Perëndimor aktivitetet e OSBE-së kontribuojnë dukshëm në vendosjen e standardeve dhe vlerave evropiane, duke i mbështetur në këtë mënyrë vendet në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..