Ministrat e Jashtëm të 57 shteteve pjesëmarrëse në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë /OSBE/, ndër të cilët Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë Svetllan Stoev, diskutuan mbi mundësitë për zgjidhjen e konflikteve dhe zbatimin e konceptit gjithëpërfshirës të sigurisë në tri drejtimet e veprimtarisë së OSBE-së.
Duke iu drejtuar homologëve të tij, Ministri i Jashtëm bullgar theksoi se konfliktet e pazgjidhura në rajonin e OSBE-së janë një sfidë serioze për sigurinë evropiane dhe një kërcënim për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal. Sipas Ministrit Stoev, zgjidhja e tyre duhet të bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe në parimet e integritetit territorial, pavarësisë dhe sovranitetit të shteteve, në kuadër të formateve të përcaktuara negociuese. Si kusht i rëndësishëm për këtë, Stoev theksoi vullnetin politik dhe gatishmërinë për kompromis, sepse mjetet janë në dispozicion, por duhet punuar për të pasur besim dhe për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme të konflikteve të vazhdueshme.
Ministri Stoev gjithashtu theksoi se në rajonin e Ballkanit Perëndimor aktivitetet e OSBE-së kontribuojnë dukshëm në vendosjen e standardeve dhe vlerave evropiane, duke i mbështetur në këtë mënyrë vendet në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.Ministri maqedonas i shëndetësisë Arben Taravari dhe homologu i tij bullgar Sillvi Kirillov, së bashku me ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, Georg Georgiev dhe Timço Mucunski, vizituan shtetasit maqedonas të..
Janë rreth 700 mijë persona me shkallë të ndryshme aftësie të kufizuara që kanë nevojë për shërbime dhe mbështetje të ndryshme sociale. Këtë e ka bërë të ditur ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov në Qendrën për rehabilitim social..
Gjendja e 14 të dëmtuarve në incidentin tragjik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët janë pranuar për trajtim në Bullgari, vazhdon të jetë e rëndë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Tetë pacientët e shtruar në spitalin e urgjencës “..
Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Një shtetas bullgar që punonte në sistemin e OKB-së ka vdekur sot në Gazë, sipas informacioneve paraprake të marra nga Ministria e Punëve të Jashtme,..