Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja pret nga Shkupi garanci të qarta për fqinjësi të mirë

Ministri Stoev
Foto: mfa.bg

Ministri i Jashtëm Svetllan Stoev zhvilloi bisedime dypalëshe me komisionerin e zgjerimit të BE, Olivér Várhelyi dhe homologun e tij spanjoll, José Bueno. Në Barcelonë, në forumet rajonale Unioni për Mesdheun dhe takimi i BE-së dhe vendeve partnere të Fqinjësisë Jugore, u shkëmbyen mendime për mundësinë e fillimit të negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

Stoev theksoi përpjekjet proaktive të Sofjes për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Shkupin për të garantuar të drejtat e qytetarëve maqedonas me identitet bullgar dhe zbatimin e Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017. Presim garanci të qarta nga Republika e Maqedonisë së Veriut, theksoi Ministri.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja ka një shans për t'u zgjedhur "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë"

Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12 mars 2025 nga mbi 4500 juri në 47 vende. Barcelona ishte mbajtëse e titullit në 2023/24, dhe Vjena..

botuar më 25-02-17 9.11.PD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Bullgaria nuk është ftuar në Paris për forumin evropian për Ukrainën

Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e komentoi këtë për BTA me rastin e takimit të liderëve evropianë për Ukrainën, të thirrur nga..

botuar më 25-02-17 8.54.PD

Fillon një analizë në shkallë të gjerë e formimit të çmimeve të ushqimeve

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..

botuar më 25-02-14 8.10.MD