Ministri i Jashtëm Svetllan Stoev zhvilloi bisedime dypalëshe me komisionerin e zgjerimit të BE, Olivér Várhelyi dhe homologun e tij spanjoll, José Bueno. Në Barcelonë, në forumet rajonale Unioni për Mesdheun dhe takimi i BE-së dhe vendeve partnere të Fqinjësisë Jugore, u shkëmbyen mendime për mundësinë e fillimit të negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.
Stoev theksoi përpjekjet proaktive të Sofjes për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Shkupin për të garantuar të drejtat e qytetarëve maqedonas me identitet bullgar dhe zbatimin e Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017. Presim garanci të qarta nga Republika e Maqedonisë së Veriut, theksoi Ministri.Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..