Bullgaria u zgjodh anëtare e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Shteteve Palë në Konventën e Trashëgimisë Botërore, që po mbahet aktualisht në Paris. Ky është organi më prestigjioz i UNESCO-s, në të cilin marrin pjesë 21 shtete.
Zgjedhja e Bullgarisë është një njohje e punës aktive të vendit tonë në kuadër të programeve të UNESCO-s në fushën e trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Bullgaria ka regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore gjithsej 10 vende kulturore dhe natyrore me vlerë të jashtëzakonshme për njerëzimin. Këto janë Kalorësi i Madarës, Kisha e Bojanës, Varreza e Kazanllëkut, Nesebëri i Vjetër, Manastiri i Rillës, Kishat Shkëmbore në Ivanovo, Varri Trak në Sveshtari, Parku Kombëtar Pirin, Rezerva e Biosferës Srebërna dhe, së bashku me vende të tjera evropiane, elementë të objektit “Pyjet w vjetra të ahut në Evropë”.
Për disa nga këto objekte të Trashëgimisë Botërore mund të lexoni në banerin tonë të posaçëm 100 OBJEKTET TURISTIKE KOMBËTARE.Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..