Bullgaria u zgjodh anëtare e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Shteteve Palë në Konventën e Trashëgimisë Botërore, që po mbahet aktualisht në Paris. Ky është organi më prestigjioz i UNESCO-s, në të cilin marrin pjesë 21 shtete.
Zgjedhja e Bullgarisë është një njohje e punës aktive të vendit tonë në kuadër të programeve të UNESCO-s në fushën e trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Bullgaria ka regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore gjithsej 10 vende kulturore dhe natyrore me vlerë të jashtëzakonshme për njerëzimin. Këto janë Kalorësi i Madarës, Kisha e Bojanës, Varreza e Kazanllëkut, Nesebëri i Vjetër, Manastiri i Rillës, Kishat Shkëmbore në Ivanovo, Varri Trak në Sveshtari, Parku Kombëtar Pirin, Rezerva e Biosferës Srebërna dhe, së bashku me vende të tjera evropiane, elementë të objektit “Pyjet w vjetra të ahut në Evropë”.
Për disa nga këto objekte të Trashëgimisë Botërore mund të lexoni në banerin tonë të posaçëm 100 OBJEKTET TURISTIKE KOMBËTARE.Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..