Bullgaria u zgjodh anëtare e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Shteteve Palë në Konventën e Trashëgimisë Botërore, që po mbahet aktualisht në Paris. Ky është organi më prestigjioz i UNESCO-s, në të cilin marrin pjesë 21 shtete.
Zgjedhja e Bullgarisë është një njohje e punës aktive të vendit tonë në kuadër të programeve të UNESCO-s në fushën e trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Bullgaria ka regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore gjithsej 10 vende kulturore dhe natyrore me vlerë të jashtëzakonshme për njerëzimin. Këto janë Kalorësi i Madarës, Kisha e Bojanës, Varreza e Kazanllëkut, Nesebëri i Vjetër, Manastiri i Rillës, Kishat Shkëmbore në Ivanovo, Varri Trak në Sveshtari, Parku Kombëtar Pirin, Rezerva e Biosferës Srebërna dhe, së bashku me vende të tjera evropiane, elementë të objektit “Pyjet w vjetra të ahut në Evropë”.
Për disa nga këto objekte të Trashëgimisë Botërore mund të lexoni në banerin tonë të posaçëm 100 OBJEKTET TURISTIKE KOMBËTARE."Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov, në një takim me përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me..
Bullgari që humbi jetën në sulmin në Gaza dy ditë më parë është Marin Marinov, 51 vjeç nga qyteti Jamboll. Kjo duket qartë nga një postim i komunës së Jambollit në rrjetet sociale. Marinov është baba i dy fëmijëve - djem të moshës 29 dhe 25 vjeç. Ai..
Nëse më 26 mars nuk ka një grup parlamentar të Partisë “Moral, Bashkim, Nder” (MEÇ), do të fillojmë bllokada, tha në një konferencë për media lideri Radostin Vasilev. Ai ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Kuvendit Popullor Natalija Kisellova...
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..
Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë..