Hetuesit përjashtojnë versionin për aktin terrorist në incidentin e rëndë në Autostradën “Struma” që mori jetën e 44 personave, sipas të dhënave të fundit, ndër të cilët ka edhe fëmijë. Sipas Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, versioni kryesor i përplasjes së autobusit që transportonte shtetas maqedonas të Maqedonisë së Veriut mbetet një gabim njerëzor. Organet hetuese të RS të Maqedonisë dhe Bullgarisë po punojnë mbi rastin.
7 të mbijetuarit e shtruar në Spitalin “Pirogov” në Sofje janë në gjendje të qëndrueshme të përgjithshme dhe nuk ka rrezik për jetën e tyre. Njëri prej tyre, i cili u operua dje, do të operohet sërish sot. Nuk dihet ende se kur do të transportohen të lënduarit në Maqedoninë e Veriut. Drejtori i spitalit, Hristo Shivaçev, sqaroi se kjo me gjasë do të ndodhë në faza, sepse gjendja e tyre është e ndryshme.
Sipas një nga të mbijetuarit nga aksidenti në autostradën “Struma”, janë shpëtuar 8 veta, jo 7. I riu që ndihmoi të mbijetuarit e tjerë të zbrisnin nga autobusi i djegur e tha këtë në një takim personal me zëdhënësen e kryeprokurores Sijka Mileva në spitalin “Pirogov” në Sofje.” Më pas ai e përsëriti historinë e tij para hetuesve. Mirëpo, në spital ka 7 pacientë të mbijetuar dhe pritet që të konstatohet a ka akoma një të mbijetuar apo jo.
Në një intervistë për agjencinë e Maqedonisë së Veriut MIA drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup Aleksandër Stankov tha, se në vendin e aksidentit në Autostradën “Struma” u gjetën 44 kufoma dhe mbetje kufomash, të cilave do t’u bëhen analiza ADN dhe deri në përfundimin e tyre nuk mund të konstatohet numri i saktë i të vdekurve.Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..