Hetuesit përjashtojnë versionin për aktin terrorist në incidentin e rëndë në Autostradën “Struma” që mori jetën e 44 personave, sipas të dhënave të fundit, ndër të cilët ka edhe fëmijë. Sipas Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, versioni kryesor i përplasjes së autobusit që transportonte shtetas maqedonas të Maqedonisë së Veriut mbetet një gabim njerëzor. Organet hetuese të RS të Maqedonisë dhe Bullgarisë po punojnë mbi rastin.
7 të mbijetuarit e shtruar në Spitalin “Pirogov” në Sofje janë në gjendje të qëndrueshme të përgjithshme dhe nuk ka rrezik për jetën e tyre. Njëri prej tyre, i cili u operua dje, do të operohet sërish sot. Nuk dihet ende se kur do të transportohen të lënduarit në Maqedoninë e Veriut. Drejtori i spitalit, Hristo Shivaçev, sqaroi se kjo me gjasë do të ndodhë në faza, sepse gjendja e tyre është e ndryshme.
Sipas një nga të mbijetuarit nga aksidenti në autostradën “Struma”, janë shpëtuar 8 veta, jo 7. I riu që ndihmoi të mbijetuarit e tjerë të zbrisnin nga autobusi i djegur e tha këtë në një takim personal me zëdhënësen e kryeprokurores Sijka Mileva në spitalin “Pirogov” në Sofje.” Më pas ai e përsëriti historinë e tij para hetuesve. Mirëpo, në spital ka 7 pacientë të mbijetuar dhe pritet që të konstatohet a ka akoma një të mbijetuar apo jo.
Në një intervistë për agjencinë e Maqedonisë së Veriut MIA drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup Aleksandër Stankov tha, se në vendin e aksidentit në Autostradën “Struma” u gjetën 44 kufoma dhe mbetje kufomash, të cilave do t’u bëhen analiza ADN dhe deri në përfundimin e tyre nuk mund të konstatohet numri i saktë i të vdekurve.Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 6° dhe minus 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Rritje të përkohshme më të theksuara të vranësirave do të ketë në rajonet lindore. Do..
Ministri maqedonas i shëndetësisë Arben Taravari dhe homologu i tij bullgar Sillvi Kirillov, së bashku me ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, Georg Georgiev dhe Timço Mucunski, vizituan shtetasit maqedonas të..
Janë rreth 700 mijë persona me shkallë të ndryshme aftësie të kufizuara që kanë nevojë për shërbime dhe mbështetje të ndryshme sociale. Këtë e ka bërë të ditur ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov në Qendrën për rehabilitim social..
18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut...
Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për..
Presim që pala maqedonase të vendosë nëse ka nevojë për marrjen e 10 personave të tjerë të lënduar nga zjarri në Koçani. Këtë e tha presidenti Rumen..