Në lidhje me interpretimet e ndryshme të asaj që tha presidenti Rumen Radev gjatë debatit parazgjedhor më 18 nëntor 2021, zyra e shtypit e kreut të shtetit informoi se qëndrimi i presidentit nuk ndryshon nga qëndrimi i shprehur shumë herë nga Republika e Bullgarisë në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Nga pikëpamja juridike, Krimea i përket Ukrainës dhe aneksimi i saj është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Vendi ynë ka deklaruar vazhdimisht mbështetjen e vet për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, por siç theksoi presidenti Rumen Radev në debatin zgjedhor, “aktualisht” Krimea kontrollohet nga Rusia dhe është më se e qartë se ky problem nuk mund të zgjidhet me forcë. Kreu i shtetit ka shprehur vazhdimisht shqetësimin për situatën e tensionuar rreth aneksimit të saj, e cila prek si marrëdhëniet ndërkombëtare ashtu edhe rajonin e Detit të Zi, gjë që ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e Bullgarisë dhe aleatëve të saj.
Presidenti ka bërë thirrje të shumta për pakësimin e konfrontimit dhe zgjidhjes paqësore të konfliktit.Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..