Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Ministria e Jashtme e Ukrainës thirri për bisedime ambasadorin bullgar

Godina e MPJ-së së Ukrainës
Снимка: arkiv

Ambasadori bullgar në Ukrainë Kostadin Koxhabashev u thirr në Ministrinë e Jashtme të Ukrainës për shkak të një pohimi të Presidenti Rumen Radev për Gadishullin e Krimesë gjatë debatit parazgjedhor me Anastas Gerxhikovin. I pyetur nga Gerxhikovi se kujt i përket Krimea, Radev tha: "Krimea është ruse". Sipas palës ukrainase deklarata e Radevit është e pasaktë dhe e papranueshme. "Ajo është në kontrast të plotë me qëndrimin zyrtar të Sofjes në mbështetje të sovranitetit territorial të Ukrainës," thuhet në deklaratë. Autoritetet në Kiev presin që Presidenti bullgar të tërheqë fjalët e tij.

Lidhur me këtë rast zëdhënësi i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm Peter Stano kujtoi se nga pikëpamja e BE-së dhe 27 vendeve anëtare të saj, Krimea është territor ukrainas.
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна