Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Një orë e 24 minuta vazhdoi debati midis kandidat presidentëve

Снимка: BGNES/BNT

Dy kandidatët për postin presidencial realizuan debatin e vetëm të drejtpërdrejtë në Televizionin Kombëtar Bullgar. Rumen Radev dhe Prof. Anastas Gerxhikov deklaruan se presin nga partitë në parlamentin e ri të zgjedhin një kabinet të rregullt.

Pyetjes nëse forca e parë politike në parlamentin e ri “Po e vazhdojmë ndryshimin” është parti e presidentit, presidenti i tanishëm Rumen Radev, iu përgjigj se nuk merret “me inxhinieri politike dhe ndërtim partiak”.

Oponentët diskutuan se si menaxhohet kriza Covid. Sipas Rumen Radev masat e ndërmarra japin efekt. Prof. Gerxhikov shprehu mendimin, se kriza do të kalonte më lehtë në se do të merreshin masa me kohë që në muajit e verës. Të dy kandidatët për postin e kreut të shtetit konfirmuan se janë të vaksinuar.

U demonstrua një unanimitet i mendimeve mbi çështjen, se nuk imponohet të ketë referendum për pozitën e vendit ndaj Maqedonisë së Veriut. Të dy kandidatët deklaruan se ajo nuk duhet ndryshuar. I përbashkët ishte qëndrimi, se Rusia nuk është një model për kopjim, por se me të duhet të kërkohet dialogu.

Në fund pasi sipas rregullores kandidatët u shkëmbyen pyetje personale, të dy ata u shtrënguan duart.


БНР подкасти:

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна