Nisi fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve /KQZ/ shpalli përfundimisht rezultatet e votimit për Kreun e Shtetit. Më 21 nëntor do të garojnë kandidatët për president Rumen Radev - Ilijana Jotova dhe Anastas Gerxhikov - Nevjana Miteva.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 nëntorit ka qenë 40.5%. Kanë votuar 2 687 307 persona.
Protokollet e numëruara 100% tregojnë se partia “Po e vazhdojmë ndryshimin” fiton zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 25,67% prej votave. Koalicioni GERB-SDS është i dyti me 22.74%. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ - partia e turqve etnikë bullgarë dhe myslimanëve të tjerë në Bullgari, merr 13.00%. Partia Socialiste Bullgare /BSP/ ka 10.21%. “Ka një popull të tillë” /ITN/ merr 9.52% të votave. Koalicioni “Bullgaria Demokratike” hyn në Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor me 6,37% të votave dhe partia “Ringjallja” /“Vëzrazhdane”/ - me 4,86% të votave.Kalin Xhorxhesku mbetet favoriti për vendin e presidentit në Rumani Kalin Xhorxhesku, i cili fitoi raundin e parë të anuluar të zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2024 si një kandidat i pavarur, mbetet favorit për postin me 45% mbështetje..
Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur nga kryeministri Rosen Zheljazkov (18,9%), lideri i partisë më të përfaqësuar në parlament, GERB,..
Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por këmbëngul që Bullgaria të mbetet besnike ndaj partnerëve të saj evropianë. Sipas tij, politika e..
Autoritetet rumune largojnë Calin Georgescu nga zgjedhjet presidenciale Calin Georgescu nuk do të lejohet të marrë pjesë në zgjedhjet..