Nisi fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve /KQZ/ shpalli përfundimisht rezultatet e votimit për Kreun e Shtetit. Më 21 nëntor do të garojnë kandidatët për president Rumen Radev - Ilijana Jotova dhe Anastas Gerxhikov - Nevjana Miteva.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 nëntorit ka qenë 40.5%. Kanë votuar 2 687 307 persona.
Protokollet e numëruara 100% tregojnë se partia “Po e vazhdojmë ndryshimin” fiton zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 25,67% prej votave. Koalicioni GERB-SDS është i dyti me 22.74%. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ - partia e turqve etnikë bullgarë dhe myslimanëve të tjerë në Bullgari, merr 13.00%. Partia Socialiste Bullgare /BSP/ ka 10.21%. “Ka një popull të tillë” /ITN/ merr 9.52% të votave. Koalicioni “Bullgaria Demokratike” hyn në Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor me 6,37% të votave dhe partia “Ringjallja” /“Vëzrazhdane”/ - me 4,86% të votave.Komisionerja bullgare Ekaterina Zaharieva merr resorin "Start-ups, kërkimet shkencore dhe inovacionet" në Komisionin e ardhshëm Evropian. Për mediat, Ekaterina Zaharieva e përcaktoi resorin e saj si "portofoli i së ardhmes", dhe më pas refuzoi t'u..
Rajoni Tulcea po përgatitet të bëhet një gjeopark i UNESCO-s Autoritetet në qarkun Tulcea po ndërmarrin hapa për ta kthyer Dobruxhën Verilindore në një Gjeopark Global të UNESCO-s, një territor i zhvillimit të qëndrueshëm, vlerat e të..
Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..