Bullgarja Veliçka Nedjallkova u nderua nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar me çmimin jashtëzakonisht prestigjioz "Për merita të përgjithshme". Çmimet “Golden Rings” janë për mbulimin më të mirë të Lojërave Olimpike të Tokios. Ajo është fituesja e vetme e çmimit “Për merita të përgjithshme”.
“Nuk kam fjalë për të përshkruar se çfarë do të thotë ky çmim për mua. Fillova me pasqyrimin e Lojërave Olimpike në Moskë në vitin 1980 dhe tashmë ka 10 Olimpiada verore dhe 10 Olimpiada dimërore të cilat i kam mbuluar”, komentoi Nedjallkova dhe falënderoi të gjithë ata që e kanë ndihmuar gjatë viteve të kaluara. Ajo është anëtare e stafit të Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/, përgjegjës për transmetimin e produksioneve të mëdha ndërkombëtare dhe forumeve sportive. Dashuria e saj e madhe për të punuar dhe aftësitë e saj poliglote i kanë bërë përshtypje menaxhmentit të televizionit gjerman ZDF dhe ajo u tërhoq nga media.Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..